Kamionë me 100 kilogramë marihuanë zbulohet në “Tabanoc”

Në një mjet transportues “Daf”, me targa bullgare, me rimorkio “tirsan”, me targa të Maqedonisë, të cilën e ka drejtuar M.K (66) nga Josifova, mbrëmë nga Policia e Valandovës janë zbuluar dhe konfiskuar rreth 100 kilogramë marihuanë.
Siç deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Toni Jakimovski, mbrëmë rreth orës 00:10, pas mesnatës në Vendkalimin kufitar “Tabanoc”, një mjet transportues është ndaluar pas informacioneve paraprake operative se është duke transportuar lëndë narkotike.

“Sektori i krim policisë – Reparti për trafikim të paligjshëm me lëndë narkotike, armë dhe materie të rrezikshme – Njësia për trafikim të paligjshëm me lëndë narkotike, në koordinim me Repartin për shkatërrimin e krimit të organizuar pranë MPB-së, SPB – Kumanovë, në bashkëveprim me nëpunësit e doganës realizuan kontroll dhe bastisje në automjetin, me çka në rezervuarin shtesë u gjetën 90 paketime me lëndë narkotike marihuanë, me peshë rreth 100 kilogramë, një revole ‘MAUSER’, kalibri 7.65, një karikator për revole me gjashtë plumba kalibër 7.65 dhe një silenciator”, thonë nga MPB.Personi në fjalë është arrestuar dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate.

In : Aktuale

Loading...
loading...