Kapen 11 vajza në sallonin e masazhave (video)

Policia e Kosovës ka organizuar një plan operativ për inspektimin e lokaleve, salloneve të masazheve në komunën e Prishtinës dhe të Fushë Kosovës “Masazhi 2019”, me qëllim të parandalimit të të gjitha veprave penale, identifikimin e hershëm të viktimave të mundshme të trafikimit si dhe luftimin e të gjitha llojeve të informalitetit.

Gjatë periudhës shkurt-mars janë inspektuar gjithsej 48 lokale dhe janë legjitimuar 211 punëtorë, ku janë hasur duke punuar edhe 5 femra nën moshën nën 18-vjeçare.StrugaLajmStrugaLajm

Në dy raste të ndara ka rezultuar edhe me veprën penale ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’ si dhe ‘ofrim i lokaleve për prostitucion’, ku janë arrestuar gjithsej 9 persona të dyshuar 8 femra dhe 1 mashkull shqiptar.StrugaLajm

Me vendim të inspektoratit kompetent janë mbyllur 22 lokale. Në vitin 2019 DHTQNJ-ja ka identifikuar 3 raste të ‘mundësimit në prostitucion’ si arrestimin e gjithsej 11 personave të dyshuar.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...