Kapen me drogë në Qafë Thanë dy shtetas të Maqedonisë!

Dy shtetas të Maqedonisë përfunduan në prangat e Policisë Kufitare të Qafë-Thanës me akuzën e “trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike”, transmeton TCH.

Gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin me të cilin udhëtonin, në valixhet e tyre, në dalje të kufirit shqiptar, iu gjetën 4 pako me një peshë totale prej 1 kilogramë e 150 gr lëndë narkotike e dyshuar hashash.StrugaLajm

Ndaj dy shtetasve të Maqedonisë u bë ndalimi në flagrancë dhe sekuestrimi i lëndës narkotike, ndërkohë që materialet i kaluan prokurorisë me akuzën e “trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...