Kapen me kokainë dhe marijuanë, arrestohen dy persona nga Kërçova

Kokainë, marijuanë dhe plumba mbrëmë janë gjetur në shtëpitë e dy banorëve të Kërçovës. Të dy janë arrestuar dhe ndaj tyre është ngritur padi penale.

Siç informon zëdhënësi i SPB-së Ohër Stefan Dimoski, dje me lejen e tij paraprake, nëpunësit policor të SPB-së Kërçovë, kanë bastisur në shtëpinë e I.Z. 58 vjet nga Kërçova, me ç’rast janë gjetur dhe marrë 43 plumba dhe 355 fara të marijuanës.

Ai është arrestuar dhe kundër tij është ngritur padi adekuate.StrugaLajm

“Dje, gjatë kontrollit të kryer në rr. “11 Shtatori” në Kërçovë, nëpunësit policor kanë gjetur dhe marrë kokainë. Në lidhje me këtë ngjarje, është arrestuar dhe privuar nga liria A.K. 24 vjeçar nga Kërçova”, kumtoi Dimoski.StrugaLajm

Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit, kundër tij do të ngritet padi penale.

In : Aktuale

Loading...
loading...