Kapet drogë me foton e Kristiano Ronaldos

Emri i Kristiano Ronaldos është kudo, fytyra e tij është kudo, fotot e tij mund të gjenden nëpër lagjet më të vjetra, në fanellat e fëmijëve të cilët e kanë idhuj, për të mos përmendur tifozët që portugezin e adhurojnë.

Por, sipas gazetës franceze “Le Matin”, policia në Marsejë ka konfiskuar gjysmë kilogrami kanabis dhe 50 gram kokainë. Por, aty ishte gjendur edhe profili i lojtarit të Juventusit. Fotografia me profilin e tij ishin të vendosura në çdo qese ku ishin fshehur lëndët narkotike. “Tregtari” është vendosur në paraburgim dhe do të gjykohet në fund të janarit për posedim të lëndëve të palejuara.


Loading...
loading...