Kasami e vazhdon fushatën në Tearcë

Lëvizja BESA fushatën e Referendumit e vazhdoi në Komunën e Tearcës, në të cilën zhvilloi disa takime me qytetarët e kësaj komune.

Në këto takime bashkë me Kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ishin edhe Sekretari Gjeneral dhe njëherit edhe Shefi i shtabit për fushatën e Referendumit, Arjanit Hoxha, deputetja Teuta Bilalli, nënkryetarët Abdush Demiri dhe Kastriot Rexhepi, poashtu edhe kryetari i degës Daut Memishi.

Kryetari Kasami në fjalimin e tij u shprehë se: Lëvizja BESA, gjithmonë ka përkrahur ndryshimet, që janë në të mirën e qytetarëve dhe të njejtën do ta bëj duke përkrahur Referendumin, që të kaloi me sukses, dhe pastaj Maqedonia të jetë pjesë e Natos dhe BE-së.StrugaLajmStrugaLajm

Kryetari i Lëvizjes BESA, gjithashtu tha se për të garantuar sigurinë dhe paqen për t’i thënë STOP ndikimeve nga qarqet anti NATO në Maqedoni, duhet të votojmë “PËR” në referendum.StrugaLajm

#PO_për_NATO_dhe_BE_si_shqiptar_e_jo_si_përqindje 🇪🇺🇪🇺

 

In : Aktuale

Loading...
loading...