Kasami i kërkon “xhevap” Selës deri të premten për kooalicionin!

Lëvizja BESA i ka dhënë afat deri në fund të javës Aleancës për Shqiptarët që të prononcohet për koalicionin trepalësh, shkruan portali në gjuhën maqedonase Plusinfo, duke u thirrur në burime brenda partisë së Bilall Kasamit.


Në të kundërtën, thuhet në tekst, “BESA” do të del me opisione tjera, por sipas të gjitha gjasave vendimi do të jetë që ky subjekt të garojë i vetëm në zgjedhjet e 12 prillit.
Nga ana tjetër, shkruan Plusinfo, ASH-ja e Ziadin Selës dhe “Alernativa” e Afrim Gashit janë duke finalizuar negociatat për të garuar bashkërisht në zgjedhje.

In : Aktuale

Loading...
loading...