Këngëtares shqiptare ia vjedhin makinën, kush e gjen 2000 mijë euro shpërblim

Këngëtares së njohur shqiptare ia vjedhin makinën, kush e gjen 2000 mijë euro shpërblim
Publikuar: 17:34, 6 Nëntor, 2017
Kjo javë nuk nisi mbarë për njërën nga këngëtaret e njohura shqiptare.

Bëhet fjalë për këngëtaren Shkenda Dubova, për të cilën kjo ditë shkoi si mos më keq.

Më saktë nuk ka se si të shkojë më keq dita, se sa kur të vjedhin një nga bukuroshet prej koleksionit të makinave.Të hënën bajdutët nuk kanë pasur mëshirë për këngëtaren nga Kosova, kur kanë vendosur t’i hyjnë me dhunë në makinë dhe t’ia vjedhin atë.StrugaLajmStrugaLajm

Bëhet fjalë për një “Range Rover” në ngjyrë të kuqe, që këngëtarja e kishte si pjesë të koleksionit të saj të makinave luksoze.

Lajmin për Prive e ka bërë të ditur vet Dubova, e cila po ashtu ka deklaruar se cilido që e ndihmon ta gjejë makinën e saj apo edhe vendndodhjen e saj, do të ketë një shpërblimStrugaLajm

Dhe shpërblimi për ndihmesë ndaj saj, pason të jetë hiç më pak se 2000 euro “të thata”.

Targat e makinës “Range Rover” në ngjyrë të kuqe , siç shihet edhe në foto janë: “01-990-KK”.


Loading...
loading...