Këngëtari që u rekrutua nga UDB-ja në Ohër

Në mediat serbe tashmë është hapur debat se kush kanë qenë këngëtarët që kanë punuar për shërbimit sekret ish-jugosllav i njohur si UDBA. Një nga mediat rozë ka përmendur emra, ndër të cilët Zdravo Çoliç, këngëtari i skenës ish-jugosllave, i cili fillimisht ka qenë vështirë të rekrutohet, pasi që ishte një personalitet i talentuar, por kur ishte kapur me deviza në Ohër, ai është kontaktuar nga një nga shefat e ish-UDB-ës së asaj kohe, ku për 15 minuta kanë arritur marrëveshje për bashkëpunim. Ndërsa më lehtë për tu rekrutuar ka qenë Bajaga, një këngëtar që përkrahte me këngë ish-Jugosllavinë, por më pas ishte edhe një nga besnikët dhe të adhuruarit e Sllobodan Millosheviqit. Në një takim që kanë mbajtur në Beograd në vitet e 80-ta, ka qenë edhe Arsen Dediq, ndërsa shtypi serb nuk përmend ndonjë këngëtar shqiptar të asaj kohe, që ishte i njohur në skenën muzikore.StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...