Këngëtari shqiptar rrëfen për aksidentin në rrugën Ohër-Kërçovë

Si rrallë herë më parë, një këngëtar shumë i njohur shqiptar ka rrëfyer “krimin” e tij të ndodhur 10 vite më parë.

Robert Berisha, këngëtari i hitit “Vetëm fjalë” i ftuar në Prive ka rrëfyer ngjarjen e vitit 2007, ngjarje e cila i ndryshoi jetën.

“Kam bërë një aksident në vitin 2007 duke u kthyer prej Ohrit nga një mbrëmje.

Jam nisur për në Kosovë në 5 të mëngjesit, pa gjumë, po ecja shpejt me makinë dhe në hyrje të Kërçovës përpara më ka dalë një motorrist.

Motorri shkoi 50 metra andej, makina u rrotullua 3-4 herë. Motorristi menduam se vdiq, por për fat shpëtoi.

E morën me helikopter. Sot ai është i palëvizshëm. Kam qenë në paraburgim deri sa ata e konstatuan se ai po ecte në krahun e kundërt dhe unë nuk isha fajtor”, -tha Roberti. /albeu.com/


Loading...
loading...