Kërcënon Zaevin, Selën dhe Xhaferin, me shpatë dhe pushkë

Me shpatë në dorë, Sane Jovanov nga Çeshinovo-Obleshevo, që sipas profilit të tij në Facebok mësohet se është i punësuar në Qendrën për menaxhim me kriza, në disa fotografi, bashkë me miq të tij, dërgon kërcënime me vdekje ndaj kryeministrit Zoran Zaev, kryetarit të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela dhe kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.

Në foto duket duke mbajtur shpatë bashkë me Dejan Anakiev, ish i punësuar në Policinë pyjore dhe me vëllaun e tij e ku shkruan “Komitët në mbrojtje të Maqedonisë. Zajko bëhu gati”.StrugaLajmStrugaLajm

Në një foto tjetër në dorë mban një pushkë gjuetie dhe dërgon “Përshëndetje për Talatin dhe Selën”.StrugaLajm


Sipas disa portaleve thuhet se Sane Jovanov është aktivist i VMRO-DPMNE si dhe një nga organizatorët e protestave të bujqive.

In : Aktuale

Loading...
loading...