Kërçova do bëhet me pishinë të qytetit

 

Pishinë e llojit të mbyllur do të ndërtohet në afërsi të stadiumit “Vllazërimi” në lagjen Pashino të Kërçovës ku sipas vendimit të mëparshëm të Qeverisë, siaps të cilit është parashikuar të ndërtohen gjithsej 14 pishina, prej tyre njëri pikërisht në këtë qytet me rreth 70 mijë banorë.

Sipas burimeve të komunës në lokacionin e parashikuar pranë pishinës do të ndërtohen edhe objekte tjera sportive – sallë sportive, kënd i tenisit, shtigje të biçikletave dhe gjithsesi këtu janë dy stadiume, prej të cilëve njëri është në ndërtim me mjete të Federatës së futbollit të Maqedonisë së Veriut, i cili do të bëhet me barë artificial dhe gjithsesi stadiumi i përhershëm “Vëllazërimi”. Me atë thonë nga komuna, kjo pjesë e qytetit parashikohet të bëhet kompleks sportiv-rekreativ.StrugaLajmStrugaLajm

Komuna nuk ka pishinë, ndërsa për shkak të mospasjes së mjeteve financiare pishina në ish Shtëpinë e Armatës është jashtë fokusit të Ministrisë resore.StrugaLajm

Katërmbëdhjetë pishina, mes të cilave edhe ai në Kërçovë është parashikuar të ndërtohen përmes Agjencisë për Rini dhe Sport.

In : Aktuale

Loading...
loading...