Kërcovari e ka therur me thikë dhëndrin!

Dyzet e dy vjeçari me iniciale A.A nga Zajasi është therur me thikë nga vëllai i bashkëshortes së tij. Incidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 10:00 në Spitalin e Tetovës.

Sipas informatave të policisë A.A dhe M.D (30) në Strogomishten e Epërme të Kërçovës kanë qenë në spital që ta vizitojnë bashkëshorten dhe motrën e tyre, pas asaj vëllai është zemëruar për gjendjen e rëndë të motrës dhe ka filluar që ta akuzojë dhëndrin për të njëjtën, kështu e ka nxjerrë thikën dhe i ka shkaktuar plagë të thella në pjesën e shpatullës dhe këmbës së majtë.

Dhëndri i lënduar është në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetë dhe është mbajtur në spital për mjekim. Sulmuesi i cili ka ikur, më vonë vetë është paraqitur në Stacionin Policor të Tetovës.StrugaLajm

Policia në prani të prokurorit publik ka kryer inspektim në vend, thika dhe gjurmë tjera janë dorëzuar për ekspertizë.StrugaLajm

Kundër sulmuesit do të dorëzohet kallëzim penal për përpjekje për vrasje.

In : Aktuale

Loading...
loading...