Kërkohet që ilaçet të mund të blehen gjatë gjithë muajit

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, procedura aktuale me të cilën shtohet apo zvogëlohet lista pozitive e ilaçeve, është joefikase.

Deri më 10 qershor duhet të jetë gati propozim ligji për sigurim shëndetësor që do t’u mundësojë pacientëve të kenë qasje edhe deri tek ilaçet e tjera më të shtrenjta që aktualisht i blejnë vetë.

Që nga viti 2012, lista e ilaçeve vërtetohej nga 14 komisione të ndryshme të formuara nga Qeveria, një vendim që u arsyetua me faktin se 17 anëtarët e secilit prej këtyre komisioneve, që ishin mjekë specialistë në fushën e tyre, mund të përcaktonin më qartë se cilat ilaçe duhet të hynin në listën pozitive.StrugaLajmStrugaLajm

Këto komisione aktualisht nuk funksionojnë. Lista pozitive ka kohë që nuk është rinovuar dhe kjo shkakton probleme për pacientët.StrugaLajm

Ata kërkojnë edhe që ilaçet me recetë të jenë në dispozicion të tyre gjithë muajin, e jo të mbarojnë si deri tani, në mes të muajit.

Nga një prilli çmimet e ilaçeve janë zvogëluar dhe me kursimin prej 2.4 milionë euro në nivel vjetor, Ministria e Shëndetësisë parashikon zgjerimin e listës pozitive dhe mundësi për terapi të reja për pacientët.

In : Aktuale

Loading...
loading...