Kërkohet vendosja e përmendores së Millosheviqit mes Beogradit

Dje u bë zyrtare një iniciativë për vendosjen e bustit të kriminelit, Sllobodan Millosheviq në Beograd.

Kjo u bë nga anëtarët e Shoqatës “Liria” dhe disa përfaqësues të organizatave tjera.

Ata kanë dorëzuar kërkesën që në Beograd të vendoset një statujë e Millosheviqit, njeriut kryesor për vrasjet dhe krimet e kryera në vendet e ndryshme të Ballkanit gjatë viteve të 90-ta, transmeton lajmi.net

Por ky vendim po kritikohet nga shtresat intelektuale në Serbi.StrugaLajmStrugaLajm

Profesoresha, Srbijanka Turjaliq thotë se kjo ide është e turpshme.StrugaLajm

“Ka shpresa që njerëzit e mirë të vendit nuk do ta lejojnë të ndodhë një vendim të tillë. Kjoë shtë dëshmi e dështimir të arsimit, që të rinjtë tanë nuk e dijnë se çfarë saktësisht ka ndodhur në vendin tonë”, thotë profesoresha.

Millosheviq ishte njëri nga urdhërdhënësit e shumë krimeve makabre në Kosovë të cilët u kryen nga trupat serbe gjatë luftës së fundit.

Inicativa të tilla në Serbi ka pasur edhe herave të tjera për t’i lavdëruar kriminelët e luftës.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...