Këshilli i Strugës,seancë të jashtzakonshme për deponinë!

Këshilli komunal i Strugës në orët e pasditës po zhvillon një seancë të jashtazakonshme për gjendjen e fundit pas zjarrit në deponinë e Strugës.Në këtë seancë përvec këshilltarëve kryetarit të Komunës Mustafa Zabzuni ,Komandantit të Stacionit policor ,Valon Hani ,Shëfit të Njësit Zjarrfikës Minir Mahmuti prezentë ishin edhe përfaqësuesit e sektorit civilë.Në fjalën e tij, kryetari Mustafa Zabzuni pasi në mënyrë telegrafike informoi për masat që janë ndërmarr në aksionin për shuarjen e zjarrit dhe izolimin e ndotjes potencoi se ai si qytetar i Strugës por edhe si kryetar i Komunës është i angazhuar maksimalishtë që kjo problematik të mbyllet njëherë e mirë .Zabzuni sqaroi se për momentin janë dy mundësi që kjo cështje të zgjidhet .Në rast  se aprovohet kërkesa e Komunës që në afërsi të Rëmëzit të ndërtohet një qendër për përpunimin e mbetejve ose të shihet mundësia që mbetjet të dërgohen në Bukovë atje ku edhe i hedh Ohri por për propozimin e dytë do të duhet një miratim nga Komuna e Ohrit nënvizoi ai.Me një sqarim para të pranishmëve u prezantuan edhe Komandanti i Policisë Valon Hani si dhe Mahmuti nga Njësiti Zjarrfikës.Pothuajse nga të gjithë këshilltarët që u përfshinë në diskutime nga të gjitha partitë u kërkua që emergjente për momentin është dislokimi i deponisë dhekonzervimi i asaj ekzistuese.Nga një pjesë e Këshiltarëve u kërkua që të gjinden mekanizma me Komunën e Ohrit që deri në një zgjedhje afatgjate mbetjet e Strugës të hidhen në Bukovë.Ndërkohë në fjalën e tij sekreatri i Komunë s Krenar Lloga potencoi se për momentin një nga zgjidhjet për të cilin është gjendur edhe investitori është ndërtimi i një Qendre për përpunimin e mbetjeve në afërsi të Rëmzit e cial nuk do të jetë deponi klasike mbetjes.Seanca akoma vazhdon dhe pritete të ngre një grup pune i cili do të dali me konkluza për zgjidhjen e kësaj problematike që po shqetëson struganët.(Strugalajm.com)StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...