Këshilltarja bukuroshe e ministrit të kulturës, do t’ju …

Bukuroshja, Arife Muji është emëruar këshilltare e Ministritë të Kulturës dhe Sportit, Kujtim Gashi që vjen nga Partia Demokratike e Kosovës.

Njoftimin për emërimin në këtë e post e ka bërë vet Muji në profilin e saj në Facebook.

“Political Adviser at Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”, shkruan në profilin e saj në facebook.

Arifi ka studiuar shkenca politike në Universitetin e Prishtinës, kurse studimet e larta për politikat evropiane i ka ndjekur në Masarykova univerzita, në Republikën e Çekisë.

Deri më tani, ajo ka qenë e angazhuar edhe në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë.