Kështu duket vula me emrin e ri në pasaporta

 

Vulë me emrin e ri të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka filluar të vendoset në pasaportat gjatë hyrjes dhe daljes nga shteti në vendkalimet kufitare, në pajtim me zbatimin e obligimeve të Marrëveshjes së Prespës, konfirmuan nga MPB, shkruan gazeta KOHA.

StrugaLajmStrugaLajm

Kjo masë, e cila është pjesë e planit të Grupit punues ndërdikasterial për kryerjen e detyrimeve të Marrëveshjes së Prespës, filloi të zbatohet prej dje.StrugaLajm

Ministria e Punëve të Brendshme, në pajtim me vendimin e Grupit ndërdikasterial, obligohet t’i ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme për zbatim të zgjidhjes në periudhën kalimtare deri te krijimi i supozimeve teknike për lëshimin e dokumenteve të reja të udhëtimit.

Lëshimi i pasaportave të reja duhet të fillojë nga fundi i vitit 2019, ndërsa në periudhën kalimtare MPB-ja gjatë daljes dhe hyrjes në vendkalimet kufitare në dokumentet ekzistuese dhje të rejave do të vendosin vulë, që do të sqarojë se dokumentet e udhëtimit i takojnë Republika e Maqedonisë së Veriut. (koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...