Kim Mehmeti: Ali Ahmeti është përçarësi më i madh i shqiptarëve të Maqedonisë(Video)

I ftuar në Syri TV, analisti dhe publicisti nga Shkupi Kim Mehmeti ka komentuar aktualitetin në Shqipëri, por edhe në rajon. Sa i përket projektit të Mini-Schengenit Ballkanik, Mehmeti e quajti një akt anti-shqiptar, që faktorizon Serbinë në rajon.StrugaLajmStrugaLajm

“Ti nuk mund ta ndërtosh miqësinë me ata që kanë dalë nga kapota e Millosheviçit, e që nuk kërkojnë falje. Nuk mund të bësh miqësi me dikë që edhe Srebrenicën, që e njeh gjithë bota si gjenocid, ata nmuk e quajnë të tillë. E ti me ata, ulesh, e ndërton Ballkanin pa kufi. Me atë që punojnë natë e ditë kundër njohjes së Kosovës. Çfarë bën ti me këtë? E faktorizon Serbinë si shtet kyç në Ballkan, e faktorizon si paqedashës në Ballkan. Nuk i ndihmon as shqiptarët në Shqipëri, as në Kosovë, as në Maqedoni e as në Luginën e Preshevës. E shihni çfarë politike anti-shqiptare po bëni? Kur jam marrë unë me Ballkanin pa kufi, Edi Rama as që e dinte që në Maqedoni ka shqiptarë. Por unë isha për një Ballkan me Tiranën kryeqytet, jo me Beogradin”, u shpreh Mehmeti.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...