“Kisha 12 shtëpi dhe një Porsche, i humba të gjitha në dy javë”

Nga milioner me xhepat bosh në vetëm dy javë. Një histori e pabesueshme, por plotë humanizëm brenda, ajo e një burri i cili në sajë të sektorit imobiliar, arriti të grumbullojë një pasuri të vërtetë.

Anglezi Paul Holliday, i cili prej thuajse dhjetë vitesh jeton në Australi tregon historinë e tij të pazakontë.

“Kam lindur në Kirkby por u pasurova në Liverpool: qyteti ishte gjithmonë e në zhvillim, aq sa arrita të kisha 12 shtëpi luksoze të cilat i jepja me qera me të ardhura të kënaqshme, kisha një stil jete të lartë, dhe lëvizja gjithnjë me Porsche. Ishin vite të pabesueshme, ku Liverpool ishte bërë kryeqyteti europian i kulturës. Por ajo mirëqenie u zhduk me ardhjen e krizës financiare botërore në vitin 2008, ku brenda dy javëve humba gjithçka. Ndodhi çdo gjë papritur dhe nga i pasur që s’pyesja për lekët, ngela thatë, ku nuk arrija dot të paguaja qiranë e shtëpisë ku jetoja me familjen”, tregon ai për ‘Mirror’.StrugaLajm

Në atë moment, për shkak të problemeve ekonomike, Paul bëri një zgjedhje jete, u transferua bashkë me të shoqen Mel dhe dy fëmijët, Louis dhe Elyse në anën tjetër të botës, në Australi.  Kohët e para në Perth nuk ishin të lehta, por Paul ishte i vendosur që të ndryshonte totalisht jetën e tij.StrugaLajm

“Ajo krizë financiare nuk ishte një tragjedi, por një bekim. Kur isha vetëm 30 vjeç, kisha marrë një stil jete të gabuar, për shkak të pasjes së kaq shumë parave dhe kisha nisur të abuzoja me kokainën. Vetëm kur falimentova kuptova se po ndiqja një ëndërr të rremë”, shprehet ai, shkruan noa.al.

Mundësia e rilindjes për Paul, erdhi në sajë të një ideje të zhvilluar bashkë me një mik Michael Henderson, themelues i entit ‘The Human Excellence Project’, që merret me dhënien ndihmë të personave në vështirësi, jo vetëm nga pikëpamja ekonomike.

“Mundohemi të ndihmojmë njerëzit por jo vetëm nga pikëpamja financiare. Në bazën e projektit tonë, qëndron ndihma e të tjerëve për të gjetur rrugën e tyre. Çdo ditë, unë dhe Michael të shoqëruar nga një numër i madh personash, shkojmë të notojmë, hamë mëngjes bashkë dhe bëjmë biseda stimuluese. Aktivitetet fizike, ndihmojnë edhe për stimulimin e trurit, duke mposhtur çdo pasiguri. Mendoj vërtetë se kjo gjë mund të ndryshojë botën”, tregon Paul.


Loading...
loading...