Reklamo ketu!

Kjo është gruaja që po grabit nëpër City Mall në Shkup, policia po e kërkon (VIDEO)

Një femër me flokë të verdha, rreth të dyzetave, është filmuar nga kamerat e sigurisë duke vjedhur gjësende nga qytetarët të cilët frekuentojnë City Mall-in.
Siç edhe shihet në video, ajo kamoflon lëvizjet e dorës së saj me fanellat që i mban në krah dhe vepron si një profesioniste e vërtetë. Dyshohet se afër saj qëndron edhe një tjetër femër e cila e ndihmon që të kryej vjedhjet duke tërhequr vëmendjen e të tjerëve dhe duke mbuluar lëvizjet e saja, përcjellë Alsat. Qytetarja që ka denoncuar rastin, thotë se asaj ia ka rrëmbyer kuletën nga karroca e fëmijut të saj dhe se i ka shkaktuar dëm të majm material. Ajo madje bën thirrje që nëse dikush e njeh këtë person, të lajmëroj dhe ta identifikojë të njëjtën.