Reklamo ketu!

Kjo është pasuria e deputetit shqiptarë që pi 50 kafe në ditë (TABELA)


Agjencia Kundër Korrupsion, ka filluar publikimin e pasurisë të zyrtarëve të lartë të shtetit.

Këtë deklarim e ka bërë edhe deputeti nga Kosova i AAK’së, Bekë Berisha.

Ai ka pasuri të paluajtshme, ka deklaruar një apartament i cili ka vlerë mbi 100 mijë euro që është në pronësi të përbashkët me bashkëshorten, 4 hektar tokë me vlerë gjysmë milioni euro, që është trashëgimi familjare. Ai ka deklaruar edhe një apartament dhe një shtëpi që kapin vlerën afro 200 mijë euro.

Deputetinga Kosova, Bekë Berisha ka afro 15 mijë euro para të gatshme, të cilat janë në pronësi të bashkëshortes dhe fëmijëve të tij.

Ndërsa, ai është edhe në dy kredi, të cilat i ka marrë për shtëpi dhe banesë, që kapin vlerën mbi  100 mijë eurove, si dhe 30 mijë euro huazime.

Nga të hyrat vjetore, Berisha si deputet i Kosovës merr 22 mijë euro në vit.

Berisha së fundmi është komentuar për deklaratën e tij të çuditshme se pi deri në 50 kafe brenda ditës.