Klubi boksit Struga-Veleshta merr pjesë në stërvitjen ekipore

Trajneri i reprezentacionit të Maqedonisë, Faton Salihu, në klubin e tij modern, KB Çair, të shtunën kishte mbledhur shumë boksierë shqiptar nga Maqedonia në një vend nga klubet si Klubi i boksit Shkendija No-limit, Klubi i boksit Shkupi, Klubi boksit Struga-Veleshta dhe nikoqiri Klubi i boksit Çair.

Portali për sporte luftarake “ArenaRing” nga afër përcjelli këto ushtrime dhe vërejti një punë profesionale nga Fatoni si dhe trajnerat tjerë që ishin nga klubet si Enver Salihu, Albion Nasufi, Naser Arifi e Blerim Saiti. “Kisha nderin dhe kënaqësinë të kem mysafir klubet shqiptare të boksit ku kishim një stërvitje të përbashkët para kampionatit ekipor në boks që do të zhvillohet më 16 shtator në Shtip”, tha Faton Salihu.

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...