Koalicioni Zaev – Ahmeti a i ka numrat për votimin e ministrave të rinj?!

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot pritet që të votojë ndryshimet në Qeverinë e udhëhequr sërish nga kryeministri Zoran Zaev, i cili do të drejtoj edhe resorin e Financave. Megjithatë janë shtuar dilemat dhe debatet se koalicioni aktual i përbërë nga LSDM, BDI, Alternativa, PDSH dhe partitë e tjera a i ka numrat e nevojshëm për të kaluar ndryshimet qeveritare, përcjellë INA.

“Së paku 65 deputetë pritet që të mbështesin rikonstruimin e kabinetit qeveritar të Zaevit, ashtu që propozimet për shkarkimin dhe zgjedhjen e ministrave do të bëhen veç e veç, pasi që nuk është kaluar një e treta e përbërjes aktuale qeveritare”, shkruan gazeta “Nezavisen”.StrugaLajm

Por sipas gazetës do të varet vota e deputetit dhe kryetarit të RDK-së, Vesel Memedi, i cili është shprehur i pakënaqur pasi që humbi ministrinë e Pushtetit Lokal. Kryeministri Zoran Zaev e ka lënë të zbrazur vendin e ministrit pa resor për çështje të investimeve, që i është ofruar kësaj partie. Maxhoranca aktuale deri tani ka numëruar deri në 68 deputetë, megjithatë gjatë disa periudhave të votimeve ka pasur luhatje në numra. Për të votuar ndryshimet qeveritare duhen 61 deputetë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...