Koha kur një tërmet shkatërroi Ohrin dhe Strugën

Koha kur një tërmet shkatërroi Ohrin dhe Strugën

600 p.e.s (pas erës sonë) një tërmet i fuqishëm shkatërron qytetërimin e lashtë Ilirë DESSARETIAN, sot Ohri me Strugën dhe rethan !StrugaLajm

Para se të shtroja opinionin time personal, sa i përket situatës aktuale do doja të ndalem pak në të kaluarën, edhe pse jo shumë e preferuar nga populli jonë mendje lartë dhe ndriçues i cili ka përshtypjen se ësht duke ecur me hapin e kohës pa asnjë rikthim në të kaluarën.
1.500 vite më parë, nën epokën e mbretëris të Bizantit-Ilirë me emrin Gjustinian (600 pas krishtit) një tërmet i fuqishëm ka shkatërruar totalisht qytetërimin e lashtë Dessaretian, sot Ohri me Strugën. Para luftës Trojane (dmth afro 1500 para krishtit) në këtë vendbanim kan banuar Frigët ose Brigët me origjinë Pellazgo-Ilire, mirëpor shkaku i nje i fatkeqësije natyrore nga frika u detyruan të zhvendosen në Azinë e Vogël (sipas të dhënave e shumë autorëve vendas dhe të huaj).
3 vite më parë një grup studjuesish Italjan me drejtuesin ekspert të gjeokimisë dhe vullkanologjisë Prof. Giovanni Zanchetta, del në përfundim se liqeni i Ohrit ësht më i vjetri në Europ, domethën ndër më të vjetrit në botë. Po ashtu vijon duke sjell tezën e gjurmëve të një vullkani miljona vjeçar me mbetje materjali vullkanik të zbuluara që datojnë 600 mijë vite më parë. Eksperti detajon edhe rastin e tërmetit 1.500 vite më parë të dokumentuar me shfaqjen e një vullkani të vitit 472 (pas krishtit) pak para se të regjistrohej tërmeti historik i cili shkatërroj gjithë atë qytetërim të lashte (dmth 130 vite pas).
Le të rikthehemi tani në situatën aktuale, ku sapo u hap sezoni veror kemi 3 raste mbytjesh nën ujërat e liqenit tonë. Personalisht unë them se ky ësht një lajm tepër alarmant sa i përket instituncioneve lokale por edhe pakujdesisë së vet plazhistëve të cilëve u mungon kultura e edukim-civilizimit nda ujit në përgjithësi !
Kam bër disa replika kohëve të fundit në faqe adresat të gazetarisë apo portalit Struganë sa i përket rrezikshmërive të liqenit që nga viktima e parë me origjinë sllave. Liqeni ynë ësht shumë më i rrezikshëm edhe sa vet deti me sipërfaqen apo dallgët e tija të mëdha, shkaku i rrymave burimore të nënshtresave të tokës dhe asaj malore. Rreziku ësht shumë i madhë sidomos në momentin kur ne nuk jemi të vëmendshëm teksa zhysim kokën dhe momenti i frymë marrjes, pasi shfaqen papritur “dallgë” nga posicion i ndryshëm. Flas edhe sipas eksperiencave të mija si notar i rregulltë me orë të tëra në këtë liqen. Dua të shtoj edhe një gojdhën interesante nga pleqërit që banojnë buzë këtij liqenit, ku thuhet se : Gjoli (liqeni) ka nënën e sajë, krijon tina (vrima) që të shpjerin në thellësinë e sajë !
Pikë së pari komuna e Strugës duhet të marrë përsipër një organizim sigurie e cila duhet të jet nën zhvillimin gradual dhe kontrollin e gjithë plazhistëve ujor apo rehabilitizimi natyror, kjo vlen edhe për rritjen e vlerave turistike.
Nuk jam këtu për të krijuar panik, dua thjesht të njiheni me rrezkishmëritë natyrore e këtij vendit, ose me baltosjen që ne i kemi bër këtij vendbanimit të shenjt Pellazg që nga përbuzja e orakuleve apo kulteve të ngritura sipër maleve shkaku i rritjes dhe përmbytjes të liqenit në atë shtres tokësore që ne sot banojmë me kokën lartë si të “civilizuarit” e dynjas !!!StrugaLajm

Taulant Ajdini (Çami)


Loading...
loading...