Kohët që rrëshqasin praptas!..

 

Mjerisht, oh sa mjerisht, po mësohemi të jetojmë nën kërcëllimën e armëve të vdekjes! Mjerisht, që edhe brezit tim të njomë, në vend të ëndrrave të pranverës i imponohen ëndrrat e vdekjes! Ç’ thonë ato skena të përgjakshme në hapësirat e parlamentit?-ç’thirrje bëjnë qeniet me maska nëpër ekranet televizive?!! Kush paska kaq shumë të drejtë të na pengojë rrugët e rritjes dhe të na hapë rrugët e varrit! Kush! Kush! Ku është ajo botë moderne që përrallis gjer në pështirje për barazi e për paqe, ndërsa në sytë e saj të verbër derdhet gjaku i deputetëve, që do të thotë: gjaku i popullit!
Mjerisht, që kupa ka zënë të derdhet, mjerisht, që qeniet pa shpirt e me maska akoma s’e kanë kuptuar që shqiptari është fqi i urtë, që shqiptari është mik i mirë, por nëse futet në ato rrugë që ju po i provokoni, nuk u shpëton as dreqi i moskës!StrugaLajmStrugaLajm

B.B.
Studente e Letërsisë ShqiptareStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...