Komandant Hoxha me mesazh : Shqiptaria nuk mbrohet veç në Strugë e Kërçovë, por edhe në Shkupin

Nga Xhezair Shaqiri

Nëse pyetemi si qytetarë se çfarë duam për zgjedhjet komunale, nuk ka dyshim se të gjithë do të themi se duam bashkim, sepse bashkimi bën fuqinë dhe sjellë fitore të shumta në favor të qytetarëve shqiptarë në Maqedoni.

Tani, në prag të zgjedhjeve lokale, kryetarët e partive, grupet e interesit që sillen vërdallë tyre, për herë të parë po ndeshen me fuqinë e vullnetit të qytetarëve shqiptarë, në realitet po kanë problem me demokracinë, pluralizmin dhe përgjegjësinë për llogaridhënie për veprimet e tyre në të kaluarën, ku nuk e kanë lehtë edhe partitë e reja me koalicione joparimeore, kur dihet se në zgjedhjet e fundit parlamentare na humbën kohën e artë të ndryshimeve për interesat e tyre miskine, por edhe duke u instrumentalizuar për agjenda të huaja.

Tani përsëri flitet për Kërçovën, Strugën, sikurse Meka e shqiptarëve të jetë Kërçova dhe Struga, por jo Shkupi, kjo kryqendër e lashtë e dardanisë Shqiptare.

Si veteran i tri luftrave, ju e dini të gjithë se Xhezair Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha, nuk ka qenë lokalist, as provincialist, as nuk ka bërë dallime krahinore, provincialiste, por ju kur flitni për bashkim dhe koalicione në Strugë dhe Kërçovë diçka nuk është në rregull se si e kuptoni demokracinë, pluralizmin dhe si ju i qaseni të zgjidhni problemet e shumta të shqiptarëve në Maqedoni. Tani me këtë logjikë ju duhet të tregoni pse atëherë jeni pjesë e qeverisë së Zaevit, kur dihet se edhe partitë e opozitës parlamentare ja kanë dhënë besën Zaevit.StrugaLajmStrugaLajm

Rastësisht jam në Shkup, por shqiptaria nuk mbrohet në Strugë e Kërçovë për zgjedhje lokale, kur dihet se pasqyra e shtetit është qeveria dhe si i trajtojnë shqiptarët institucionet shtetërore në të gjitha aspektet. Paski harruar se Maqedonia si shtet unitar është edhe me sistem unitar, ku tërë pushteti është i akumuluar dhe centralizuar në Shkup dhe jo nëpër komuna.

Ju në vend që të diskutoni për komunat si tërësi, të bashkoheni për modelet më të mira të funksionimit të shtetit, ju me gënjeshtra po mundoheni të na tregoni se shqiptaria qenka rrezik në Strugë, Kërçovë dhe jo në Shkup e Tetovë. Ju këtë e bëni me qëllim pse doni nga katundet e juaja atje të kontrolloni komunat shqiptare për t’i sunduar qytetarët, e jo për t’i udhëhequr drejtë demokracisë, lirisë, rendit dhe ligjit.StrugaLajm

Krejt në rregull. Ju do të gjeni tifozë, do të ju premtoni, do të derdhni edhe para, djersën e popullit, që ju të duken se jeni e mira e shqiptarëve, por kam një bindje se koha e gënjeshtrave, kalkulimeve ka mbaruar. Kështu nëse mendoni vetëm për Strugën dhe Kërçovën, ju nuk jeni as afër në rrugën e vërtetë të shqiptarëve, në rrugën e Hasan Prishtinës, në rrugën e rekomandimeve të kryeministrit shqiptar Edi Rama. Ju tjetër flitni në Tiranë, tjetër në zyret e Zaevit, tjetër në zyret e Gruevskit, tjetër në mjediset e shqiptarëve, e krejtësisht tjetër në zyret e ambasadës Amerikane.

Ju mendoni se paratë e juaja që i derdhni në disa individë dhe grupe që kanë mbetur në tunelin e juaj pa dritë të përçarjes, të mentalitet defensivë në politikë, do të jetë shpëtimi i juaj kësaj radhe.

Kam një bindje se qytetarët do të dijnë të zgjedhin kandidatët më të mirë, kandidatët që nuk kanë agjenda të huaja, nuk janë vegla qorre të kryetarëve të partive, por do të jenë zëri i qytetarëve nëpër komuna, sepse në Komuna lind vegjëlia, lind qytetërimi dhe lulzon progresi i shoqërisë në një shtet.

Sa për mua, ju them të drejtën, kur nuk jam më i qetë dhe i rrethuar me shumë miqë, që po e përcjellim punën e juaj në çdo cep të Maqedonisë, por edhe jashtë.

E lusë Allahun të marrë në mbrojtje shqiptarët dhe të na ruaj nga kurthet e kryetarëve të partive, që interes e kanë vetveten dhe jo shqiptarët e Maqedonisë!

In : Aktuale

Loading...
loading...