Komandanti që ngeli maleve, çfarë bëri Xhezair Shaqiri – Hoxha

Një qytetar i revoltuar përmes profilit të tij në facebook ka shkruar se si është lënë i harruar Xhezair Shaqiri – komandant Hoxha i UÇK-së, njeriu që ishte meritor në luftën e 2001. Ai sot gjendet në Tanushë, i strehuar dhe i arratisur për shkak se policia synon arrestimin e tij, duke u bazuar një proces të pasluftës që ende nuk është mbyllur.

“A njihni apo ësht harruar edhe sa kohë ju duhet politkanve shqiptar që ky komandnt të lene malin, e të jeton me plotë vullnet në lagjen aty ku takon,  në postin aty ku e meriton…
A thua deri kur do të tradhtohet dhe do të mbahet larg familjes
ky komandan nuk tradhtoj popullin e vet
po flijoj veten për sot edhe të shijon lirinë

Tarçullovski i cili vrau fëmit, masakroi familjet shqiptare i dënuar në Hagë,  më datë 27 prill hapi dyert e parlamentit pë të bërë terrorizimin e shqiptarëve.
Turp i madh do të jetë për çdo shqiptar që nuk do të lyp lëvizjen e lirë të këtij komandanti dhe të merr post aty ku ky komandant do të ketë imunitet dhe të drejtë vote për shqiptarë “, ka shkruar qytetari i revoltuar.

In : Aktuale

Loading...
loading...