Kombi dhe feja

Ida Trena

Per kete shkrim me dha shkas biseda para do kohe me nje mikun tim, i cili me tregonte per nje familje nga Kumanova e cila kishte emigruar ne Turqi me te vetmen arsye se atje ka muslimanllek. 

Ceshtja e krahasimit ne mes kombit dhe fes, edhe sot ne kohen e digjitalizimit ka mbetur e pa sqaruar sa duhet. Shoqria shqiptare edhte e mbushur me doktora shkencash por asnjerit si vete mendja te ofroj nje ndihmese per ceshtjen e lartcekur.
Cdo shqiptar qe ka nje minimum te kultures qytetare dhe te vetedijes kombetare duhet ta dije se kombi ne krahasim me fene ka perparsine e padiskutueshme. Shqiptar je natyrshem, shqiptar je i domosdoshem se ska si behesh ndryshe. Shqiptar te ben gjuha, te ben historia, kultura, tradita, zakonet, doket, ndjenja, mjedisi, teritori kompakt, etj. Shqiptar je se nuk mund te behesh anglez, nuk mund te behesh japonez, ndersa muslimanapo i krishter mund te behesh menjeher me nje veprim te vullnetit te mire. Mjafton te permendim romanin e Ben Blushit "Te jetosh ne ishull" ku i krishteri i lodhur nga vuajtjet e jetes hyri ne xhami dhe doli musliman me emrin Ibrahim, por perseri mbeti shqiptar.     
Une i perkas besimit islam, por per mua nuk mundet te jet me i afert nje boshnjak musliman, nje beduin musliman, nje indonezian musliman para nje shqiptari te krishter.  Kryeministri i shtetit am eshte i krishter. A ka kuptim qe ne shqiptaret musliman ta duam dhe ta ndderojm me shume nje kryeminister musliman te ndonje shteti nga afrika apo Azia? 
Ish ministri serb i puneve te jashtme Vuk Drashkovic para luftes ne Kosove pat deklaruar se Serbia do tju jep liri shqiptarve ne Kosove ta organizojne jeten e tyre sipas parimeve te sheriatit. Pra Drashkovicit nuk i pengon te qenurit musliman por i pengon te qenurit shqiptar.
Ndarja e shqiptarve ne 5 fe nuk eshte vler as toleranc nderfetare por eshte hendikepi me i madh i yni. Merrni fqinjet tane, greket dhe serbet, te cilet jane teresisht ortodoks, italianet teresisht katolok, turqit teresisht musliman, etj. Ne nuk u shperndame ne 5 fe pse deshem ta krijonim vleren e re " tolerancen nderfetare" por ajo ndodhi per shkak te paaftesis tone kolektive per te qene te gjithe ne nje fe. Shqiptareve u hyri dreqi ne mes dhe i shperndahu kok me kok. Edhe para ardhesit tane iliret vuanin nga pasioni per te luftuar ne mes veti dhe jo te bashkohen dhe te luftojne kunder armiqve te tyre. Fiset Ilire shtriheshin nga ILIRSKA BISTRICA pran kufirit austriak deri ne korint dhe ne vend qe te ishin sot sa polaket dhe spanjollet shume nga iliret u zhduken dhe u asimiluan ne dallmat, boshnjak, malzias, helen, osman, etj. 
Ne shqiptaret jemi komb i vogel dhe i varfer prandaj nuk mund te luftojme per te tjeret perderisa jemi vet te roberuar. Nuk e shihni Mitrovicen? Le te luftojne per islamin arabet me mbi 400 miljon banor, indonezianet me mbi 260 miljon banor, etj. 
Kush deshti dhe erdhi mbolli faren e sherrit ne kopshtin shqiptar sikur te ishte mall pa zot. Kreu i shtetit shqiptar pa ju dridhur dora ia fal shtetsin shqiptare gjeneralit te Asfalis, i cili eshte ne vazhdim te misionit te Zervas dhe Venizellosit. Eshte dreqi vet. Si mendoni ju te nderuar lexues eshte kjo tolerance fetare apo vetposhtrim fetar e kobetar sebashku. dhe asnje shqiptar nuk bezan sikur te beheshte fjal per fisin zulu ne Afriken e Jugut. 
Shqiptaret musliman skan pse krenohen me Muhamedin A.S. se ai nuk eshte i shqiptareve. Shqiptaret skan hise tek Muhamedi A.S. Muhamedi eshte "produkt" arab. Por as shqiptaret e krishter skan pse krenohen me krishtin mbasi ai eshte "produkt" hebre. Nese shqiptaret (te te gjitha feve) deshirojne te krenohen, atehere kane me se te krenohen. me ate qe eshte pjell shqiptare, gjak shqiptar, "produkt" shqiptar: Gjergj Kastrioti-Skenerbeu, Nene Tereza, Adem Jashari, Ismail Kadare. 
Zoti eshte nje i vetem dhe i pa zevendesueshem. te gjitha besimet fetare islami, krishterimi (katolicizmi, ortodoksia, protestanizmi), budizmi, krizhna, bahai, judaizmi, etj. te njejtit zot i luten. Lufta " ne mes besimeve fetare" behet per te rritur numrin e antareve qe te "sundojne" me leht me popullin. 
Ne konfliktin ne mes SHBA dhe Iranit shqiptaret musliman, ortodoks, katolik, bektashijan, ungjillor dhe jo besimtar te gjith ne anen e SHBA, perndryshe mos kish qen SHBA ne do te ishim ne thundren e Vucicit. Prandaj o shqiptar mblidhni mendet ne kok. 

Ida Trena
In : Aktuale

Loading...
loading...