Komuna e Strugës fillon me punë për konservimin e deponisë dhe ndërtimin e një transfer stacioni

Komuna e Strugës fillon me punë për dokumentacionin teknik për konservimin e deponisë dhe ndërtimin e një transfer stacioni

Në bazë të konkluzave nga seanca e fundit e Këshillit të Komunës së Strugës, për ngjarjet në deponinë në Komunën e Strugës, në kuadër të projektit nga BE për përgatitjen e dokumentacionit teknik për vendosjen e një sistemi rajonal të menaxhimit me mbetjet, sot filluan matjet e para në terren në deponinë aktuale në Strugë me qëllim përpunimin e dokumentacionit teknik për ‘’Mbylljen’’ dhe ‘’Konzervimin’’ e saj.

Në kuadër të këtij aktiviteti do të përgatitet dhe domuntacioni teknik për ndërtimin e një Transfer Stacioni për mbetjet në Komunën e Strugës. Ky Transfer Stacion do të vendoset në lokacionin e deponisë ekzistuese dhe do të shërbejë për shkarkimin dhe presimin e mbetjeve lokale nga fshatrat dhe qyteti e më pas ngarkimin e tyre në gjendje të presuar në kontejner të mëdhenj për transport të mëtutjeshëm në deponinë rajonale.StrugaLajmStrugaLajm

Dokumentacioni plotë dhe studimi sëbashku me gjithë lejet e nevojshme për ndërtim nga institucionet përkatëse në nivel lokal dhe qendror pritet të jenë gati në nëntor të këtij viti.StrugaLajm

FB_IMG_1493225071250FB_IMG_1493225082824

 

In : Aktuale

Loading...
loading...