Komuna e Strugës me njoftim: Të hënën rinisim me punë

Kumtesë

Të nderuar qytetarë,

Ju njoftojmë se Komuna e Strugës do të fillojë me punë nga data 22.06.2020, e hënë, me orar të plotë. Aktualisht bëhet dezinfektim i tërësishëm i objektit dhe hapësirave të Komunës së Strugës. Njëkohësisht duam t’ju informojmë se deri më sot, asnjë nga punonjësit e tjerë të administratës së Komunës së Strugës nuk ka simptoma ose ka rezultuar pozitiv me COVID 19, por kjo nuk do të thotë se ne nuk duhet të vazhdojmë të tregohemi të kujdesshëm. Beteja me COVID 19 nuk ka përfunduar ende.

Andaj, ju lusim që të respektoni masat dhe rekomandimet e Qeverisë dhe Ministrisë së shëndetësisë, të praktikoni larjen e shpeshtë të duarve, të përdorni dezinfektues dhe mbi të gjitha të mbani maskë dhe të respektoni masën për distancë fizike.

Ju faleminderit për mirëkuptimin e treguar deri më sot.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës


Известување

Почитувани граѓани,

Ве известуваме дека Општина Струга ќе започне со работа на 22.06.2020 година, понеделник, со полно работно време.Во моментов се врши целосна дезинфекција на зградата и сите простории на Општина Струга.Воедно, сакаме да ве известиме дека до денес ниту еден од другите вработени во администрацијата на Општина Струга не покажал симптоми ниту резултирал позитивно на СОВИД 19, но тоа не значи дека не треба да продолжиме да бидеме внимателни. Битката со КОВИД 19 сè уште не е завршена.

Затоа, ве замолуваме да ги почитувате мерките и препораките на Владата и Министерството за здравство, да практикувате често миење на рацете, да употребувате дезинфекциски средства, да носите маска и да ја почитувате мерката за социјална дистанца.

Ви благодариме за покажанато разбирање.

Канцеларија за односи со јавност,
Општина Струга

Loading...
loading...











Loading…


loading…