Komuna e Strugës me reagim të ashpër ndaj Ilija Dimoskit!

Reagim i Ashpër ndaj Ilija Dimoskit

Komuna e Strugës reagon ashpër ndaj deklaratave të atyre njerëzve, që tashmë akuzohen si pjesë e një grupacioni, që i ka krijuar dhe shkaktuar probleme gjithë Maqedonisë dhe vendbanimeve shqiptare në veçanti.

Hipokrizia VMRO-së është se ajo vetë i ka shkaktuar këto probleme, ndërsa sot hiqet si e pafajshme, ku ne të gjithë e dimë prostitucionin e tyre propagandistik.

Ju ose nuk i njihni ligjet, ose shtireni, sepse jeni ju që 10 vite me radhë në qeveri nuk keni caktuar ende deponi rajonale, e cia si kompetencë është përgjegjësi ekskluzive e juaja dhe jo e Komunës së Strugës apo e secilës komunë tjetër në Maqedoni.

Deri më sot për gjithë këto mandate qeverisëse, nuk keni investuar asnjë cent në Strugë, përkundrazi edhe kur është kërkuar me amandamente që të hiqen deponitë e tilla kudo në vendbanimet shqiptare ju keni votuar kundër.

Ashtu sikurse po i vini zjarrin politikës në gjithë Maqedoninë , tipa si ju janë të dyshuar potencialë për zjarrvënie në Deponinë e Strugës.

Komuna e Strugës

 

In : Aktuale

Loading...
loading...