Komuna e Strugës,apelon që të shmangni kalimin në këtë pjesë të Drinit

Të nderuar qytetarë,
Komuna e Strugës apelon që të shmangni kalimin në këtë pjesë të rrjedhës së Drinit, për shkaqe sigurie. Edhepse rregullimi i shtratit është në kompetencë të ELEM dhe HEC Glloboçica, pas shumë kërkesash dhe thirrjeve për të intervenuar kemi hasur në vesh të shurdhër nga institucionet përkatëse. Prandaj Ju njoftojmë se megjithatë Komuna e Strugës po kompleton dokumentacionin përkatës dhe ka hapur tenderin për rregullimin e të njëjtës me mjete nga Buxheti i Komunës së Strugës. Siguria e qytetarit për ne nuk ka çmim!
Shpresojmë se së shpejti pas përfundimit të shpalljes publike dhe përzgjedhjes së kompanisë, do të fillojnë punimet dhe ky problem do të rregullohet njëherë e mirë.

 StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...