Komuna e Strugës:Çdo rrugë na çon se zjarri është i qëllimshëm!

Pasi për disa ditë radhazi po digjej pjesa malore mes fshatrave Dollogozhdë, Tatesh dhe Pohum dhe pasi të gjitha mjetet dhe resurset njerëzore u vunë në shërbim të shuarjes dhe tejkalimit të asaj situate shumë të rrezikshme, dikush nuk ka ndejtur urtë. Është shfrytëzuar shprazëtira më e vogël e mundshme dhe në tre pjesë të ndryshme i është vënë flaka për të disatën herë, deponisë së qytetit. Edhe pse për të disatën herë rastet e tilla janë paraqitur në organet e rendit, akoma asnjë fajtor nuk është kapur, por përkundrazi të njëjtën motivohen dhe e bëjnë përsëri detyrën e tyre. E themi detyrë sepse jemi të sigurtë që është e tillë. Detyrë e porositur nga qarqe politike, që pasi ia vënë zjarrin dalin si në kor reagojnë e protestojnë të koordinuar.
Çdo rrugë na çon të mendojmë dhe konstatojmë se zjarri vihet qëllimshëm, me motive politike dhe kriminale, nga persona dhe subjekte që tashmë janë pjesë e opozitës, shqiptare apo maqedonase qoftë ajo.

Komuna e StrugësStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...