Komuna e Strugës:Kjo është situata pas zjarrit ndërmjet fshatrave Pohum – Dollogozhdë – Tatesh

Njoftim rreth zjarrit që ka kapluar malin ndërmjet fshatrave Pohum – Dollogozhdë – Tatesh.
Deri në këto momente është lokalizuar dhe shuar pjesa më e madhe e zjarrit në anën e djathtë të rrugës prej Dollogozhde në drejtim të Pohumit.
Intensivisht po punohet për lokalizim të tërësishëm të zjarrit edhe në anën e majtë si dhe në afërsi të fshatit Tatesh i Poshtëm.
Për momentin është menjanuar rreziku për banorët e fshatit Dollogozhdë, falë intervenimit edhe të vetë rinisë së fshatit.
Falenderojmë për bashkëpunimin dhe ndihmën banorët dhe rininë e Dollogozhdës, që gjatë gjithë kohës deri në këto momente me çdo mjet të mundshëm po shuajnë zjarrin bashkë me zjarrfikësit.
Gjithashtu edhe në fshatin Tatesh bashkë me zjarrfikësit janë mobilizuar edhe një grup vullnetarësh prej banorëve të fshatit.
Falenderojmë për ndihmën dhe gatishmërinë Ekipet e zjarrfikësve nga Dibra, Kërçova, Ohri, Resnja dhe Ohri, pa ndihmën e të cilëve lokalizimi ishte i pamundshëm.
Gjithashtu Ju njoftojmë se prej orëve të para të mëngjesit do të intervenohet edhe nga ajri, me aeroplanë dhe helikopterë për ta shuar tërësisht zjarrin.
Ekipi prej ekspertëve të fushës po vëzhgon situatën dhe reagon në varësi të saj.

StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...