Konflikt apo propagandë(!?)-Xhevdet Nasufi

Xhevdet Nasufi

Pamë Kuvendin e Maqedonisë dje(14.03.2018) dhe polarizimi i opinionit tani më me plot arsye,duhet të ketë mbërrirë kulmin në lartësit maramendëse. Kjo, edhe për ate sepse ky popull që jeton në shpresë dhe varfëri i është bërë domosdoshmëri thashethëmja me sensin shqiptaro-maqedon,bile ushqimi më i mirë i duket kur vjen nga kopshti i politikës. Dikush aktin e Gruevskit e vlerson si patriotizëm dhe trimëri, të Talatit si qyqanllëk dhe frikë. Të tjerët Gruevskin e mbështesin te muri i turpit dhe gazi i botës,kurse Talatin e rrisin në hero të ditës. Por, ka edhe të tillë që tërë këtë e përtypin vetëm si sajesë fanatike me të cilën jemi mësuar gjatë qeverisjes mes këtyre dy partnerëve( BDI dhe VMRO), pothujse për më shumë se një çerek shekulli. Ama, e gjithë kjo përbën një amallgam të pritshëm. Gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare shqiptarët dhe maqedonasit e definuan në vitin 2001.Që atëher kishte afat kohor për tu zbatuar,pothujse një decenie më parë.Pikërisht këto dy parti(BDI dhe VMRO) kanë qeverisur me vëndin dhe fenomenet politike gjatë gjithë kësaj periudhe.Bile,edhe aq më sinjifikuese, individët e njejtë.Kush është fajtor që tani pas 18 vjetëve duhet të emitojmë,respektivisht imitojm zyrtarizimin e gjuhës shqipe?
Kuptohet,për Gruevskin si kryeministër për kaq vite,është dobësi intelektuale dhe politike të sillet ashtu siç bëri dje. Por,vetëm ai e din pse vall nuk e dërgoi deri në fund qëllimin,nëse e ka pasur të sinqert që të godasë Talat Xhaferin? Për këtë kishte kohë dhe hapësirë,dorën në zemër, sigurimi nuk ishte edhe aq vigjilent dhe i shpejt në pengimin e kontaktit.
Talat Xhaferi ishte në nivelin e detyrës dhe funksionit,gjakftoftë dhe i përmbajtur. Të linte përshtypjen sikur po e lexon skenarin e mbledhjes dhe vepron me fuqinë e inercionit.
Dhe kështu,me një përplasje të shëmtuar para syve të kamerave, do meret populli një kohë dhe do i harrojë brengat e ditës. Karavani ecën më tej ama askush nuk mendon dhe nuk e di se kur do mbërrin “germat …” në destinacion.StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...