KONFLIKTE TE KEQMENDUARA SHQIPTARE-Xhevdet Nasufi

Xhevdet Nasufi-StrugaLajm.com

Kryeministri i Kosoves u padit nga kolegu u vet shqiptar i Shqiperisë. E pashembull ngjarja.Shkak u bënë deklarata publike që lidhen me veprimtarin publike të dy kryeministrave aktual të vendeve shqiptare. Ish kryeministri i Shqiperise(Doktori) me Kryetarin aktual të Kosoves pothujse janë në luftë te ftohte llafimi mediatik që në sensin e vet dhe akuzat është trishtuese.Domosdo,kesaj duhet shtuar edhe mostolerancen që është realitet objektiv mes fituesit te zgjedhjeve te 6 Tetorit ne Kosove për qendrimet,pothujse fanatike nacionaliste(ende nuk i kemi riparuar dëmtimet etnike) ne njeren ane, dhe pacifizmit neoromantik dhe fjalomanin ezopiste te Kryeministrit te Shqiprise.
Kjo, duam ne apo nuk duam marredheniet mes dy vendeve dhe nje populli i vendos ne nivelin e ulet te patolerueshem,
bazuar edhe ne mentalitetin që kemi si popull.

Ne Kosove,lideri aktual gjysem zyrtare(i VV) pothujse është i vetem ne frontin per ndryshim te ne shqiptarët.Bile,edhe partnerja e natyrshme Vjosa, nuk po degjohet dhe shiqohet siç edhe duhej të ishte. Realisht,fronti i konfliktit po thellohet që nga momenti kur proçesin e ndryshimit pas zhgjedhjeve parlamentare e mori ne dore politika, liderët të cilët nuk durohen mes vedi.Konflikti politikë real që reflekton qëndrimin konsekuent,bile edhe ekstrem djathtist në momente te VV dhe të tjerëve ,sipas të gjitha indikacioneve tani më e ka çvleftësuar proçesin e mrekullueshëm të zgjedhjeve parlamentare dhe te ndryshimit në 6 Tetor por edhe do të prodhoi front unik anti VV
Në Maqedonin e Veriut ndryshimi është imperativ.Përpjekjet për mosndryshim te shqiptarët këtu kane edhe një element shqetsues,shërbimet intelegjente që mjerisht akoma meren më shum me politikë sesa me sigurin.
Llafimi i fundit i liderëve partiak nuk shpreh përputhshmëri me propagandën politike,por armiqësi personale.Koalicionet paralajnëruese me maqedonasit janë. joparimore.Për fat të keq.fronti antiopozitë më shum ndërtohet ne armiqësi personale dhe teori konspirative,se sa në ide,vizion dhe proekte zhvillimore. Stimulohet nga liderët me fuqi pushteti presioni i paparë bazuar në armiqësi individuale,sesa të proektohet barazia e shqiptarëve akoma e mbetur mbas maqedonasve, sesa të pengohet çpopullimi i Maqedonisë nga shqiptarët,sesa masovizimi i edukimit dhe arsimimit të shqiptarëve që po mer përmasa shqetësuese.
Miq të dashur, sukseset e politikes te një vëndi nuk mund të ngriten në konflikte personale të politikbërësve dhe shkëputjen e kauzalitetit etnik,demokratik zhvillimor.Konfliktet e këtilla banale ndër ne leht konvertohen edhe në konflikte institucionale.Andaj,shqetson raporti i liderëve politik mes vedi që reflekton më gjërë dhe më thell, veçmas në planin etnik.Mjerisht,e tër kjo shkon në konto të demokratëve të rrejshëm në Srbi,Maqedoni por, edhe më gjërë

Loading...
loading...











Loading…


loading…