Konjufca në Kumanovë: 18 vite me grënë mjaltë të bën dëm

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca na Kumanova ku ka ardhur për të mbështetur koalicionin AAA-ASH-së, tha se ka ardhur në Kumanovë, ngase aty ku është Kumanova sipas tij është edhe Kosova.

“Duke ardhur këndej e takova Albin Kurtin dhe më tha shumë të fala Kumanovës së Ismet Jasharit. Gjithmonë e kemi zemrën Kumanovë, sepse në ato momente të vështira e në atë kohë kur ndodhte gjenocidi në Kosovë e kur pushteti okupator serb me takse e bëri prush e hi ishin djemtë dhe vajzat e Kumanovës që erdhën më dhënë jetën për lirinë tonë”, tha Glauk Konjufca.

Glauku tha se lista e koalicionit pa dyshim se do të jetë lista e fitores të shqiptarëve të Maqedonisë.

“Shqiptarët kanë ardhur në një moment kur rruga ndahet në dy drejtime. Drejtimi i parë është ai që ka qenë qe 18 vite. Për besë me ngrënë mjaltë 18 vjet të bën dëm, e jo më me qenë në pushtet pa ndërprerë. Rruga tjetër është rruga e ndryshimit për shqiptarët. Ne e kemi përcjell me shumë vëmendje edhe fushatën zgjedhore por edhe në përgjithësi i përcjellim me shumë vëmendje zhvillimet politike në Maqedoni. Dhe konkludimi i VV-së është ky: Meqë jemi përpara këtyre dy rrugëve: Tash është koha që shqiptarët të votojnë për ndryshime”, tha Glauk Konjufca.

In : Aktuale

Loading...
loading...