Korrupsioni në Maqedoni vazhdon të “lulëzojë”

Ekspertët dhe përfaqësuesit e pushtetit ekzekutiv në debatin “Si të arrihet deri te një Shoqëri e liruar nga korrupsioni” theksuan se korrupsioni edhe më tutje mbetet kancer në shoqëri. Viteve të fundit ka përmirësim të butë të situatave, por duhet të ketë luftë më efikase kundër kësaj të keqeje, shprehet Xhabir Derralla nga “Civil”. Shëndetësia publike dhe arsimi janë më të korruptuar, vijojnë institucionet tjera shtetërore.

“Kuptohet se fillimisht kërkohet tek institucionet, por s’mund të anashkalohen edhe partitë politike nga përgjegjësia për shkak se pikërisht ato me kapjen e sistemit dhe shoqërisë, janë motorët e korrupsionit”, tha Xhabir Deralla- “Civil”.

Kryeministri Zaev është i vetëdijshëm, se korrupsioni helmon shoqërinë dhe sistemin dhe për këtë, urgjentisht duhet të miratohet ligji i ri për luftë kundër këtij fenomeni negativ. Ai siguron se janë ndërmarrë hapa për reforma në gjyqësor.

“Qeveria e pranoi propozimin për shkarkimin e drejtorit të Byrosë së Sigurisë Publike, makina zyrtare e të cilit u pa në një shtet të huaj. Qeveria arrestoi kryetar komune nga radhët e veta, për të cilin kishte prova për krim”, deklaroi Zoran Zaev.

Vane Cvetanov nga Shoqata e “llupa e gjelbër” kërkoi nga qytetarët të inkurajohen dhe të raportojnë çdo lloj korrupsioni tek institucionet kompetente.

“Prioritet duhet të jenë format e larta të korrupsionit për format e larta të krimit të organizuar, por nuk duhet ti harrojmë edhe format e ulëta të korrupsionit”, deklaroi Vane Cvetanov- “Zelena Lupa”.

Por Komisioni Anti-Korrupsion në vend nuk funksionon që nga marsi. Pesë nga shtatë zyrtarët e anti-korrupsionit kanë dhënë dorëheqje pas një skandali që zbuloi se ata kanë keqpërdorur paratë e siguruara për shpenzimet e udhëtimit. Përbërja e re e anti-korrupsionit do të zgjidhet pas miratimit të ligjit për parandalimin e korrupsionit që është në procedurë parlamentare.

In : Aktuale

Loading...
loading...