Kosova sot voton!

Rreth 1.9 milion votues do t’ju drejtohen sot kutive të votimet për të zgjedhur 120 deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor, janë certifikuar 1 milion e 872 e 941 persona që mund të votojnë sot.

KQZ po ashtu ka publikuar listën ku ka certifikuar 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 nisma qytetare.

Numri i kandidatëve të certifikuar është: 971 kandidatë për deputetë.StrugaLajm

Këtë proces zgjedhor do ta vëzhgojnë rreth 30 mijë vëzhgues nga organizata vendore e ndërkombëtare, media vendore e ndërkombëtare.StrugaLajm

Të kujtojmë se në terren sot do të jenë një numër i madh i prokurorëve të shtetit dhe policisë, të cilët do të kujdesën për mbarëvajtjen  e procesit zgjedhor.

Këto janë zgjedhjet e gjashta parlamentare që nga çlirimi i Kosovës.

In : Aktuale

Loading...
loading...