Kosova në Strugë së shpejti hapë zyrën konsullare

Republika e Kosovës, në Strugë së shpejti hapë zyrën konsullare

Ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut po zgjeron stafin e saj për të plotësuar nevojat e ndërsjellta të qytetarëve të dy vendeve, por edhe të vendeve tjera për të cilët duhet vizë hyrëse në Kosovë. Ambasadori I Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, promovoi shërbimin konsullor si dhe informoi se së shpejti në pjesën perëndimore të Maqedonisë së Veriut, do të hapet zyra konsullore, gjë për të cilën janë dakorduar dy qeveritë.

“Ky shërbim do të punoj nga or 9 e deri në 16:30 çdo ditë pune. Në nevoja të veçanta ne do të jemi këtu për qytetarët tonë. Përpos pajisjes me viza për të cilat kërkohet dhe kanë nevojë për të hij në Kosovë sic është Bosnja dhe vende që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës . Shërbimi consular I pais me viza, me dokumente për martesa, lejet e udhëtimit dhe lindjet dhe vdekjet. Shteti I Kosovës po rrit shtatin po I rrit kapacitet dhe si rezultat I kësaj qeveria e Kosovës e ka njoftuar qeverinë e Maqedonisë së Veriut për hapjen e zyrës konsullore në një nga qytet e Maqedonisë së Veriut, që ne të jemi sa më afër qytetarëve” deklaroi Gjergj Dedaj, ambasador I Kosovës.

Siç mësohet se në afat prej një muaj në Strugë do të hapet zyra konsullore e Kosovës, ku do tju shërbeje kërkesave dhe nevojave të qytetarëve.