KRENARI E HUMBUR

Abedin Zymberi

Unë nuk jam krenar me politikën në gjitha trojet shqiptare.
Jo, nuk jam krenar sepse është krijuar situata për t’u ndier i tillë!
Sepse në gjitha trojet tona politika vret ëndrrat e të rinjve, vret të tashmen dhe të ardhmen e vet. Vret të kaluarën! Shtyp dhe godet deri në pangopësi.
Sepse në vendin tim që nga pastruesit e deri tek akademikët asnjëri nuk e kryen punën e tyre me nder që i takonë por rrekën punës në saje të intervenimeve të stilit ,,të jesh militant partiak”.
Nuk ndjehem mirë sepse pushtetarët e shfrytëzojnë vendin e vet dhe postet publike vetëm për përfitime të tyre materiale dhe personale.
Sepse u shkelën vlerat e luftërave në gjitha trojet shqiptare u keqpërdorën, u shkelën ata që e bënë luftën, u pasuruan individ në emër të sajë, shkelën mbi gjakun e derdhur për liri. Ata që e bënë kët krim, sot vlersohen e votohen.
Sepse në trojet tona udhëheqin jo profesionist dhe punësojnë militantë analfabetë siç iu përshtatën atyre për interesa partiake.
Sepse mjekësia vret pacientet e vet në vend që t’i shëroj, malltrerohen duke pritur nëpër korridore të spitaleve, duke pritur me muaj terminet e caktuara, vdesin spitaleve nga pakujdesi.
Sepse bëhet shaka me mësuesit për shkak shkollimit jo cilësorë, kurse eksperimentet me nxënës nuk kanë të ndalur tashmë e 25 vite më radhë.
Sepse universitetet publike janë katandisur aq fortë sa që të len përshtypjen e një objekt biznesi dhe çerdhe e partive politike, të rrethuara nga banda mafioze me kollarre.
Sepse drejtorët e shkollave zgjidhen si kukulla të partive politike dhe i shërbejnë liderëve partiak dhe jo parimeve profesionale dhe morale.
Sepse të zgjedhurit tan, zyrat e tyre i kan shëndrruar në zyre për marrëveshje tenderash, aktivitete parrtiake e tjerë……..!
Sepse mediumet: portalet, gazeta dhe televizionet, 80% i kushtojnë rëndësi shpifjeve, prostitucionit, amoralitetit, lajmeve denigruese e nënçmuese. Veprojnë në mënyrë ,,kush paguan më shum”.
Sepse më shum i interesojn problemet e komshisë se sa veprimet e tijë dhe gjendja katastrofale e tijë.
Sepse në trojet tona jan futur lloj lloj sekte fetare, shërbime të huaja, ndikime, kultura dhe shprehi të huaja. Këto ndikime mund të na çojnë në ndonjë konflikt të brendshëm ndër shqiptarë.
Sepse nga vendi im çdo dit shpërngulen me mijëra djem e vasha të reja për mos tu kthyer kurrë. Jasht trojeve tona jetojnë më shum shqiptarë se sa brenda sajë.
E gjithë kjo ndodhë sepse në vendin tim e zeza shitet për të bardhë dhe e bardha për të zezë.
Sepse e pavlera shitet për vlerë dhe vlera shihet si e dalë kohe.
Sepse brenda natës tradhëtari bëhet patriot e patrioti shpallet tradhëtarë.

Me respekt, Abedin Zymberi


Loading...
loading...