Kriza politike në Maqedoni rrezikon pagat

Kriza politike në Maqedoni po ndikon në masë të madhe në vonesat e transferimit të parave për ndihmat sociale, pensionet por edhe pagat.

Ekspertët e cështjeve ekonomike thonë se, përkeqësimi i krizës politike do të ndikojë në buxhetin e vendit, ndërsa kjo mund të ndikoj që Ministria e Financave të mos jetë në gjendje ti paguaj pagat.

“Nëse shikohen të dhënat për dy muajtë e fundit të cilat i publikon ministria e financave mund të vërehet se të hyrat në buxhet nuk janë të njëjta krahasuar me periudhën e një viti më parë”, thekson analisti Branimr Jovanoviq.StrugaLajmStrugaLajm

Sipas tij, të gjitha parametrat aktual dëshmojnë se buxheti i vendit është në një situatë të rëndë.StrugaLajm

Sipas analistit, Visar Ademi në fazën e ardhshme të krizës politike qeveria ka gjasa të mos jetë në gjendje ti shlyej obligimet ndaj administratës pulbike, ndërsa mund të ketë edhe vonesa të pagave në përgjithësi.

“Për këtë arsyje është më rëndësi që sa më shpejtë të jetë e mundur të përfundoj kjo krizë, që të kemi një qeveri stabile e cila do të jetë në gjendje ti kryej obligimet e saja”, thekson ai.

In : Aktuale

Loading...
loading...