Kroacia hapi kufijtë për 10 shtete por jo për Serbinë, qahen në Beograd

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic, njoftoi sot se hapja e kufijve për turistë nga dhjetë shtete, por në mesin e tyre nuk është Serbia ankohen mediat serbe, thuajse vetëm shteti i tyre mungon aty.Metro.

“Arritëm që në pjesën e parë të mposhtim epideminë. E bëmë një plan në bazë të cilit do të ndryshonim vendimin e ndalimit të përkohshëm të kufijve për disa shtete, për turizëm. Kjo do të vlejë për Slloveninë, Hungarinë, Austrinë, Çekinë, Sllovakinë, Estoninë, Letoninë, Lituaninë, Poloninë dhe Gjermaninë” theksoi kryeministri kroat.

Ai shtoi se varësisht prej rrethanave epidemiologjike në shtete, ato mund të përfshihen në vendimin e përjashtimit. Plenkovic shtoi se ai është i sigurt se lista e shteteve do të zgjerohet.

Disa mediat serbe e kanë në ballinë këtë lajm thuajse Serbia ishte e vetmja që nuk ishte në listë dhe e lidhin me një komplot tërthorazi kundër tyre pasi edhe Mali i Zi nuk i paska hapur kufijtë për Serbinë.

In : Aktuale

Loading...
loading...