Kryebashkiaku i Londrës uron Dua Lipën për suksesin në ‘MTV EMA’

Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, e ka uruar këngëtaren shqiptare, Dua Lipa, për çmimin e fituar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘MTV Europe Music Awards’.

Khan është një fans i muzikës së 22-vjeçares. Ai madje ka qenë edhe në koncertet e saja në të kaluarën. Ndërsa në faqen zyrtare të kryetarit të Londrës në Twitter, ka bërë një postim për ta uruar Duan.

“Qyteti ynë i ka disa prej talentëve më të mëdha të muzikës botërore”.StrugaLajmStrugaLajm

“Është gjë e bukur të shohësh londinezen Dua Lipa duke e fituar çmimin për Artisten e re më të mirë në MTV EMA”, ka shkruar Khan.Dua nuk ishte suksesi i vetëm i shqiptarëve në këtë eveniment të madh muzikor.StrugaLajm

E gjithë ngjarja ishte udhëhequr nga ylli tjetër shqiptar me famë botërore, Rita Ora, që po ashtu ishte e nominuar për çmimin ‘Dukja më e mirë’. Një çmim e fitoi edhe këngëtari Ermal Meta, i cili triumfoi në kategorinë ‘Kënga më e mirë italiane’.


Loading...
loading...