Kryetari i një komune në Maqedoni punësoi gruan, shkarkoi 30 të tjerë

Skandalet dhe gafet e funksionarëve të qeverisjes aktuale nuk kanë të ndalur. Kësaj radhe në një komunë të vogël, gjegjësisht në komunën e Berovës, ku kryetari i saj s’ka bërë asnjë punë, por është marrë kryesisht me punësimin e bashkëshortes së tij, informon INA.

Sipas emisionit “Sabotimi” të Alsat-M, kryetari i Berovës, Zvonko Pekevski në 100 ditët e para si kryetar komune ka punësuar gruan e tij. Ai është kujdesur që ajo të punësohet si arsimtare e matematikës me vendim të përhershëm. Por, skandali që të jetë më i madh ai ka larguar 30 mësimdhënës të tjerë, me arsyetimin se u ka skaduar kontrata. Sipas autorit të këtij emisionit, kjo është “jeta” që ofron qeverisja aktuale e udhëhequr nga socialdemokratët. StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...