KUJDES!, Ali Ahmeti është qendërsulmues i spikatur politik

Sulejman Mehazi

Të dashur lexues, me hapa të ngadalshëm e të sigurtë ora po kalon, ditët vijnë e shkojnë, koha e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale po afrohet, 29 tetori 2017.
Koalicionet partiake dihen e janë gati për të votuar, në njërën anë BDI-ja me LSDM-në, në anën tjetër ASH dhe Besa, të dy palët janë optimistë për të fituar, përveç partive të heshtura VMRO e PDSH të cilat rrinë gaditur për të befasuar për të mirë apo për të keq njërën prej këtyre koalicioneve.
Loja më e madhe e këtyre zgjedhjeve derbi lokale do luhet në katër qytetet kryesore shqiptare: në komunën e Çairit, Tetovës, Gostivarit e Strugës.
Cila prej koalicioneve do fitojë në këto komuna s’dihet, e gjithë kjo varet prej driblingjeve politike me partitë maqedonase, kush e cili do ta luajë lojën më të mirë, Ali Ahmeti me Zajevin apo Zijadin Sela me Bilall Kasamin. Edhe pse ne haptazi jemi me koalicionin Aleanca me Besë, por sipas rezultateve të raundit të parë shihet se përveç në Strugë ky koalicion është në disavantazh në qytetet tjera: Tetovë, Gostivar e Çair.
Duke e ditur Ali Ahmetin se di të bëjë manovrime të hatashme zgjedhore, këtë e ka dëshmuar rradhazi gjatë cikleve 15 vjeçare zgjedhore, i cili në stilin e një sundimtari fitonte të gjitha komunat shqiptare. Prandaj për ta fituar Ali Ahmetin është goxha punë e rëndë e koalicionit Aleanca me Besë. Pse e themi këtë? A s’vëreni, ju, miq të dashur të koalicionit shqiptarë, Zijadin Sela dhe Bilall Kasami, se jo rastësisht Aliu ka hyrë në koalicion me Zaevin për të nxitur e për të provokuar LSDM-në se BDI-ja nëse humb zgjedhjet lokale atëherë për t’ju revanshuar LSDM-së formon qeveri të re me mikun e vjetër të VMRO-së, Gruevskin së bashku më PDSH-në dhe RDK-në e Vesel Mehmetit. VMRO-50 deputetë+BDI-10 deputetë+PDSH-2 deputete+RDK 1 depute=63 deputetë. Prandaj jo rastësisht Zaevi vrapon e i ndihmon BDI-së për ta mbrojtur partinë dhe qeverinë e tij.
Sipas kësaj shihet se për të fituar BDI-ja, Ali Ahmeti luan e bashkëpunon me dy kartat politike maqedonase; në njërën anë me LSDM-në, në anën tjetër me VMRO-në. Në një shkrim të më parshëm thamë se: duam apo s’duam ta pranojmë, Ali Ahmet-Zajazi është qendërsulmues i spikatur politik, di të jap gola spektakolare politike. Prandaj, ju lutem juve të Aleancës me Besë, të keni kujdes!, edhe pse shumica e shqiptarëve janë me ju, të jeni të bindur se ju duam juve, ama Aliu e luan lojën edhe jashtë fushës politike shqiptare. Zoti e ndihmoftë Aleancën me Besë, inshAllah!
24 tetor 2017
StrugaLajm

 StrugaLajm


Loading...
loading...