Kujdes,“Telekomi i Maqedonisë” paralajmëron shfrytëzuesit për lojën e rreme shpërblyese

“Telekomi i Maqedonisë” sot i paralajmëroi të gjithë shfrytëzuesit e tij që të mos marrin pjesë në lojën shpërblyese për të cilën iu arrijnë porosi në telefonat e tyre sepse bëhet fjalë për lojë të rreme me të cilën mund të keqpërdoren të dhënat e tyre personale.

“Telekomi i Maqedonisë e informon opinionin se një pjesë e shfrytëzuesve marrin porosi për lojën shpërblyese nga një ueb faqe e rreme ose të ashtuquajtur Phishing komunikim, në të cilën publikohen informacione të pasakta në emër të kompanisë sonë. Telekomi përmbahet nga këto porosi dhe iu rekomandon shfrytëzuesve që të mos marrin pjesë në lojën shpërblyese për shkak të rrezikut nga keqpërdorimi i të dhënave të tyre personale”, thonë nga kompania.StrugaLajm

Kanale të vetme zyrtare për komunikim digjital të kompanisë janë: web site: www.telekom.mk, FB: http://bit.ly/2wwMrP7, Instagram: https://bit.ly/2VWJO4T, Twitter: https://bit.ly/2Mdx0T8 и LinkedIn: https://bit.ly/2QWy0fmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...