Kur Ali Ahmeti dhe Bardhyl Mahmuti ishin në LPK

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti shihet në një fotografi të viteve 80-ta kur ishte në LPK. Bashkë me Ali Ahmetin janë edhe shumë figura tjera si Bardhyl Mahmuti, Xhavit Haliti, Azem Syla.

Ditë më parë në Kollare të Kërçovës u shpalos Pllaka përkujtimore në shenjë kujtimi për mbledhjen konsultative  të Lëvizjes Popullore të Republikës së Kosovës, transmeton Tetovasot.

Në prill të vitit 1993, në fshatin Kollare, afër Kërçovës, u mbajt mbledhja e LPK-së ku u diskutua rreth situatës aktuale politike kombëtare e ndërkombëtare, me theks të veçantë rreth gjendjes në Kosovë dhe në Maqedoni, të cilën OKB-ja, e pranoi si shtet te ri, me pretekstin e krijimit të një zone stabile në këtë pjesë të Ballkanit, por pa njohur vullnetin e mbi 1 milion shqiptarëve që jetojnë në këtë Republikë.

In : Aktuale

Loading...
loading...