“KURVA”

Nga Agim Xhafka

Më ndodhi sot historia e mëposhtme. Afër drekës po shkoja në shtëpi nga rruga e Kavajës drejt “Myslym Shyrit”. Ata që janë tiranas e dinë që pak më poshtë se xhamia është një rrugicë njëkalimshe që të nxjerr tek drejtoria e policisë. Një rrugë e ngushtë,pa tortuare dhe anash në të majtë rrinë varg makina të parkuara që e zvogëlojnë më shumë.
Këtë rrugicë e kaloj shpesh se më duket më e shkurtra edhe për të shkuar në rrugën e Durrësit apo edhe në qoftë se do shkosh p.sh drejt Ministrisë së Arsimit a më lart deri tek Ministria e Drejtësisë.
Por sot,sapo hyra në këtë monopat,nga mbrapa dëgjoj zhurmë makine. Isha me trajsta se aty pranë kisha bërë goxha pazar. U tërhoqa majtas,kaloi makina. Hyra sërish në rrugicë. As tre metra se nga mbrapa dëgjova makinën e radhës. U shmanga e hapa vend.Pastaj prapë në rrugë. Eca dy metra e nga pas dëgjoj makinë. Por nuk kisha ku të hapesha se majtas një makinë,djathtas një fshatar që shiste mandarina e nga pas makina. Më duheshin dhe fiks dy metro të tjera sa të kaloja arkat e fshatarit,se zgjerohej pak hapësira. Nxitova megjithëse çantat ishin të rënda,kur dëgjoj nga pas një boria të zgjatur. Aq të fortë sa thashë se fryma e saj do më rrëzonte. U ktheva vrik e pashë në timon një gocë të bukur,me syze të mëdha dielli, me flokë të zeza që ishte egërsuar sikur do më hante.StrugaLajmStrugaLajm

I bërtita:
-S’kam ku të shkoj!
-Ku të duash thyej qafën,fshatar dreqi.
-Fshatar ia fute kot,-thashë me të qeshur. Kisha arritur tek pjesa e zgjeruar e sa do i hapja rrugë kur dëgjoj prapë borijen e fuqishme.
Më hypi në kokë gjaku i të parëve. Dhe me siguri do e kem origjinën nga luani,jo vetëm se i përkas asaj shenje. Tani,vendosa,ta tregoj unë borijen tënde!
Zura mesin e rrugës,mbështolla mirë duart tek çantat dhe nisa të ec sikur isha në ndonjë parakalim tek Bulevardi Deshmorët e Kombit. As ngadalë,por as shpejt. Borija nuk pushonte. Pas pak dëgjoj një borije të dytë,i binte një fuori stradë pas makinës së gocës së bukur. Më pas u bënë tre dhe pastaj një kor borijesh. Kisha shumë vende ku të hapja rrugë,por nuk e bëra se në një rrugicë pa tortuare dhe pa vende për këmbësorë duhet mirësjellje prej shoferëve,jo arrogancë.
E ndërsa ecja serbes,shihja anash plot njerës që më thoshin:
-Hap rrugë se del ndonjë me thikë a armë e nuk dihet si shkon muhabeti.
Por shumica më aprovonin. Nga që atje ndjehen të tmerruar e të frikësuar të gjithë.
Ndërsa ecja bash në mes të rrugës,ndjeva se borijet heshtën. Mbase e panë se duhej të na mirëkuptonin edhe ne që ecnim më këmbë. Ktheva kokën e pashë aq makina pas sa edhe tek varrimi i Llaqit nuk erdhën. Por nuk do hapja rrugë deri në fund,në krye të rrugicës. Kur arrita atje u hoqa majtas dhe pashë shoferët që pengova. E para kaloi goca e bukur. Më futi një,katundar. Pastaj një burrë i moshë sime,që më qeshi. Në fund një çun i ri që më tha të mbaj mend,do e paguash. E instiktivisht çova dorën tek xhepi i pantallonave. Kur dola matanë një grua erdhi e më tha:
-Mirë ia bëre asaj kurvës!
E kishte fjalën për gocën e bukur. Nuk e dija që ishte kurvë. Nga sjellja ashtu dukej,por nuk mund t’ia thosha pa pasur prova. Veçse, edhe në ishte, ishte e bukur…StrugaLajm


Loading...
loading...